Situata në veri të Kosovës| FSK dislokohet në bazën e Mitrovicës së Jugut (Video)

Për shkak të situatës në veri të Kosovës ku mbrëmjen e së enjtes në komunën e Zveçanit mbeti i plagosur me armë një polic, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë vendosur në bazën e tyre në Mitrovicën e Jugut.

Pamjet e siguruara nga gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, tregojnë automjetet e FSK-së që shkojnë në bazën e tyre në jug të Mitrovicës.

Autoritetet e Kosovës kanë dërguar personel shtesë sigurie për shkak të situatës së krijuar.

Tensionet e ditëve të fundit kanë bërë që ambasadorët e SHBA dhe Gjermanisë në Kosovë të bëjnë thirrje për shtyrje të zgjedhjeve në veri të vendit. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share