Rama: Shqipëria, e para në Europë për rritjen turistike

Një raport i Organizatës Botërore të Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë për 3 muajt e parë të këtij viti për rritjen e numrit të turistëve.

Ndërsa në botë, vendi ynë renditet në vendin e tretë pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Analiza bëhet në raport me periudhën para pandemisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar këtë raport të OBT-së, shkruan se këto të dhëna paralajmërojnë për një sezon të suksesshëm turistik.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook. /tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share