Rama: Putin do të ishte i kënaqur nga konfliktet në Ballkan

Kryeministri intervistë për gazetën gjermane: Putin e përmend Kosovën shpesh

Vladimir Putin kërkon të krijojë konflikt duke përmendur sa më shpesh Kosovën. Kështu pretendon kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Edi Rama: Përsërit vazhdimisht: “Kosovë, Kosovë, Kosovë”. Shefi i Kremlinit nxit problemet më të dhimbshme nga të gjitha të pazgjidhurat në Ballkan dhe bën gjithçka për të krijuar një fitil të ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për “Open Balkan” duke e konsideruar si mënyrën e vetme për të ulur të gjitha shtetet në një tryezë pavarësisht konflikteve me njëra-tjetrën.

Edi Rama: Për herë të parë në historinë e Ballkanit, politikanë të lartë u ulën së bashku në një tryezë një here në vit, gjithmonë në qytete të ndryshme evropiane, në Londër, Paris, Trieste, Vjenë. Deri sa u largua nga politika, Merkel ishte personalisht çdoherë e pranishme. Kjo ka ndryshuar gjithçka.

Ndër të tjera, kryeministri thotë se “Open Balkan” synon të përmbyllet fati i historisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share