Rama publikon videon: Mjekët specializantë vlerësojnë rritjen e pagës, iu shkon 1 mijë Euro

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video në të cilën shfaqen disa mjekë specializantë, ku vlerësojnë rritjen e pagës.

Rama shton se kësaj kategorie mjekësh, iu shkon paga mujore në 1 mijë Euro në muaj.

“Kemi nisur specializimin me gjysmën e pagës që morëm këtë muaj. Ndihemi shumë të vlerësuar dhe të motivuar”, janë këto disa nga vlerësimet e mjekëve për rritjen e pagës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share