Darkë me groshë dhe lëngë thanash, Kryeministri Rama shpërndan videon

Duke ngrënë groshë, bukë misri me gjizë të shoqëruara me lëngë thanash, kryeministri Edi Rama ka postuar videon e pazakontë në Instagram-in e tij. Mbrëmjen e kësaj të premteje ai ka qenë në një bujtinë, e cila siç thotë ai është bërë “me mbështetjen plot dashuri të qeverisë”.

Kryeministri shprehet i kënaqur nga ushqimet që ka në tavolinë të cilat i tregon në video. Ai prezanton edhe gruan që i ka përgatitur, Dashurinë si dhe duke i ftuar të gjithë të vizitojnë bujtinën që ajo drejton. Në fund të videos ai premton se do japë detaje edhe nga fjetja.

“Kjo është Dashuria, është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu tek bujtina fantastike e bërë nga Dashuria me shumë dashuri, me mbështetjen plot dashuri të qeverisë. Bukë misri me gjizë, ja ku është. Dhe thanat e përpunuara të Dibrës. Për ata që thonë s’ka bujqësi në Dibër, në Dibër bujqësia është në shpërthim. Gëzuar Dashuri! Hajdeni vizitoni këtë bujtinë këtu , është kryevepër. Do ju çoj ndonjë informacion edhe nga fjetja, por për momentin kaloni mirë!”- thotë kryeministri Edi Rama në videon e postuar nga ai./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share