Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i vendit Edi Rama ka falenderuar të gjithë që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edi Rama: Do të ia nisja me falenderime dhe padyshim që dua të falenderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe të palodhur që të mbërrinim në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Shumë faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit europian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka deklaruar se duhet të ndërtojmë një Shqipëri Europiane, të fortë dhe një Ballkan të Hapur dhe demokratik.
Edi Rama: Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit, situata është kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngrejmë e të ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur dhe demokratik./tvklan.al