Takimi me Von der Leyen, Rama: Diskutuam për krizën energjetike dhe samitin në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të enjte. Ajo është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe të dy së bashku kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i qeverisë Rama zbuloi se me Von der Leyen ka diskutuar për krizën energjetike dhe për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 Dhjetor në Tiranë.

“Sigurisht që takimi i sotëm ka një vlerë të veccantë për shkak se presidentja na ka informuar për gjithë situatën financiare në kushtet e një lufte që bombat dhe plagët i kanë në Ukrainë, por pasojat e së cilës ndjehen në gjithë Europën, përfshirë edhe ne në ccmimet stratosferike të tregut të energjisë dhe në inflacionin që i ka prekur të gjithë pa përjashtim. Informova presidenten për qasjen tonë, për vendosmërinë tonë që të vazhdojmë të mbështesim me të gjitha mënyrat familjet dhe bizneset e vogla për të mos e prekur energjinë elektrike. Gjë që do të thotë peshë e konsiderueshme për buxhetin e shtetin, por sipas nesh një peshë sidoqoftë e arsyeshme. Kemi folur pak edhe për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 Dhjetor kur në Tiranë do të kemi amitin e BE me Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë liderët do të vijnë në Tiranë për këtë samit. Tashmë bëhet skena e një ngjarje politike europiane e dorës së parë. Janë dy ngjarje që deri pak vite më parë askush nuk mund t’i imagjinonte jo më ti jetojmë. E falenderova presidenten edhe për këtë”, u shpreh kryeministri Rama./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share