Rama kërkon në Britani lehtësim të procedurave për viza

Kryeministri: Nuk është zgjidhje për Britaninë të mbyllë kufijtë për emigrantët

Nismën për të bllokuar çdo portë të mundshme për emigrantët, kryeministri Rama nuk e sheh si zgjidhje as për vetë Britaninë e Madhe.

“Ky është një kombinim faktorësh, që po merr formë dalëngadalë dhe jam i sigurt se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk jam i sigurt se të mbyllësh kufijtë dhe të mos i lësh njerëzit të vijnë është më e mira për ekonominë britanike. Megjithatë, nuk më takon mua ta vendos këtë, u takon britanikëve”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë një intervistë për median britanike Sky News, Edi Rama kërkoi lehtësim për procedurën e vizave.

Ndër të tjera, tha se nga qeveria britanike ka parë shenja pendese për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve.

“Ka sinjale shumë domethënëse pendese dhe një ndjenjë sikleti, që mjaftojnë në këtë pikë. Shpresoj fort se kjo nuk do të përsëritet më dhe që komuniteti shqiptar këtu do të nderohet vërtet për atë që është.”

Më herët kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku foli përveçse për emigrantët shqiptarë në Britani, edhe Ballkanin Perëndimor, luftën në Ukrainë dhe Kosovën.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share