Propozimi francez, Rama: Maqedonia e Veriut ta pranojë, i hap rrugë nisjes së negociatave

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut që të pranojnë propozimin francez.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se ky propozim i hap rrugë nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share