Raketat ruse godasin Ukrainën

Raketat ruse ranë sërish mbi Ukrainë këtë të Mërkurë, një ditë pasi Vladimir Putin ra dakord me planin kinez të fundit paqësor të luftës, që i solli me vete në Moskë, Shi Xhinpini. Një sulm me dronë në këtë pallat banimi në rrethinat e Kievit i mori jetën 4 civilëve.

Në Zaporizhia, goditja me raketa e një tjetër pallati banimi i mori jetën një banori, ndërsa 33 të tjerë u plagosën. Këtë krater të madh hapi goditja me raketa e një impianti të ujësjellësit në zonat e kontrolluara nga ukrainasit në Donjeck, duke lënë pa furnizim me ujë, mijëra banorë.

Ndërkaq, Moska është përfshirë në polemika me Londrën, pasi qeveria britanike paralajmëroi sedo të pajisë me municion me uranium të varfëruar ushtrinë ukrainase. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se një vendim i tillë e fut konfliktin në Ukrainë në një zonë të rrezikshme ku nuk do të përjashtohet më përdorimi i armëve bërthamore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Municionet me uranium të varfëruar kanë fuqi shumë herë më të ulët se ato predhat bërthamore të zakonshme, por janë më të fuqishme se predhat normale dhe kryejnë dëme më të mëdha. Po ashtu, ato shkaktojnë rrezatim në nivele të ulëta.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share