Raketat goditën ndërtesat e banimit, shkon në 25 numri i viktimave

Presidenti Zelensky kërkon nga Perëndimi armatime të reja për të mbrojtur civilët

Ka shkuar në 25 numri i viktimave anembanë Ukrainës si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ndërsa në qytetin juglindor të Dnipro, një raketë ruse vrau një fëmijë 2 vjeç dhe një grua 31-vjeçare.

Për këtë rast reagoi edhe presidenti Volodimir Zelenski i cili përdori fjalimin e tij të mbrëmjes për të shprehur ngushëllimet e tij ndërsa përsëriti thirrjet për armatime të reja.

“Forcat tona ajrore arritën të rrëzojnë shumicën e raketave ruse 21 nga 23 të lëshuara. Kjo dëshmon edhe një herë se terrori mund të ndalohet vetëm me një mbrojtje të mirë  ajrore e cila nuk mund të jetë plotësisht efektive pa artileri apo mjete të blinduara”.

Por sulme nuk ka patur vetëm nga Moska. Pala ruse fajëson Ukrainën për këto sulme me dron të cilat i kanë vënë flakën një  depo karburanti në qytetin port të Sevastopolit.

Sevastopol i cili ndodhet në gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është përballur me sulme të përsëritura ajrore që nga nisja e luftës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share