G-7: Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Grupit Shtatë (G7) njoftuan sot se vendet e tyre do të vazhdojnë të vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë “ekspansionizmin brutal të Moskës”.

Në kumtesën e G7 citohet se vendet më të pasura do të vazhdojnë të vendosin sanksione shtesë ekonomike ndaj individëve dhe subjekteve brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të sulmit në Ukrainë, në mënyrë që të dobësojnë forcat ruse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share