Rajonet italiane shpallin alarmin nga thatësira

Nivelet e ulëta të pazakonta te liqenet në Itali kanë ndikuar gjithashtu në prodhimin e misrit dhe grurit

Kushtet e thatësirës po përhapen me shpejtësi nëpër Itali, me lumenjtë dhe rezervuarët që thahen dhe parashikimi i temperaturave më të larta ka të ngjarë t’i përkeqësojë gjërat. Alarmin e ka ngritur autoriteti i ujitjes.

Disa rajone italiane kanë shpallur tashmë një gjendje të jashtëzakonshme, duke kërkuar të lirojnë fonde për të luftuar krizën në rritje të ujit, ndërsa shoqatat bujqësore thonë se prodhimi bujqësor do të bjerë këtë vit në disa zona kryesore. Nivelet e ujit në lumenj dhe liqene ka rënë ndjeshëm duke përfshirë lumin Po, i cili është tkurrur në një përrua të vogël në disa vende.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani për tani, sipas mesatares së 20 viteve të fundit, niveli i lumit Po duhet të jetë një metër e gjysmë më i lartë. Nëse do të ishim pikërisht këtu ku jemi tani, do të zhyteshim në ujë. Gjatë dimrit, niveli i ujit të lumit rritet më shumë. Situata tani është kritike.Falë pompave tona të ujit tani për tani ne jemi ende në gjendje të ujitim arat por do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim sepse niveli i po bie çdo ditë”.

Po, lumi më i gjatë i Italisë, i cili përshkon rajonet kryesore veriore dhe përbën rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit, po përjeton thatësirën e tij më të keqe në 70 vitet e fundit. Nivelet e ulëta të pazakonta të ujit kanë ndikuar gjithashtu në prodhimin e misrit dhe grurit dhe fermerët vendas janë të detyruar të pompojnë ujin nga lumi me ndihmën e pompave të ujit për të minimizuar dëmet, por shumë kultura tani humbasin në mënyrë të pashmangshme.

Fermeri vendas Andrea Bandiera ëshë shprehur se gruri është kultura e cila po e vuan më shumë nga të gjitha të tjerat thatësirën.

“Gruri vuajti nga thatësira në pranverë dhe kokrrat e tyre nuk u rritën, kështu që prodhimi aktual është gjysma e asaj që duhet të ishte. Ne nuk mund të sigurojmë jetesën nëse prodhimi është kaq i ulët”.

Rajoni i Lazios shpalli gjendjen e jashtëzakonshme këtë javë, duke vendosur kufizime në disa komunitete, duke përfshirë ndalimin e përdorimit të tubave dhe mbushjen e pishinave. Shqetësimin e shton edhe parashikimi i motit për pjesën tjetër të muajit, ku temperaturat pritet të jenë 10-12 gradë Celsius mbi normale javën e ardhshme, me maksimum deri në 44 gradë Celsius në ishujt e Sardenjës dhe Siçilisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share