Raheem Sterling në fokus të Fenerbahces

Pas arritjes së akordit me trajnerin portugez Jose Mourinho, skuadra turke e Fenerbahce ka nisur të shqyrtojë mundësitë e merkatos verore. Edhe pse milionat nuk janë problem për këtë klub nga Stambolli, lojtarët e mëdhenj janë në qendër të vëmendjes. Një emër që ka dalë në pah është anësori anglez Raheem Sterling.

Sterling, i cili ka fituar tituj në Premier League me skuadra si Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, është i gatshëm të pranojë një kalim në Turqi. Ideja e të luajturit nën drejtimin e Mourinho bën që ky vendim të jetë më i lehtë për 29-vjeçarin.

Tifozët e Fenerbahce presin me padurim rikthimin te titulli kampion, që nuk kanë fituar që prej vitit 2014. Sezoni i ardhshëm mund të jetë mundësia e tyre për të triumfuar sërisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share