MundoKlan: Azra Isiq nga Katari: Simbiozë mes organizatorëve dhe tifozëve

Në një prononcim për emisionin Mundo Klan në Klan Maqedoni, gazetarja e AIPS-it, Azra Isiq, e cila gjendet në Katar, është shprehur për atmosferën që mbretëron në këtë vend gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, për tifozeritë që kanë kapluar Dohën, por edhe për mediat që pasqyrojnë prapaskenat e Botërorit. Ajo thotë se tifozët dalëngadalë po u adaptohen kushteve të organizatorëve, por edhe organizatorët po adaptohen ndaj të huajve dhe se kjo simbiozë ka rezultuar që kampionati të shkojë në frymën festive.

Është dita e dytë e Kampionatit Botëror të Futbollit . Si është atmosfera në Katar?

-Atmosfera me të vërtetë është super, e pabesueshme. Rrugët janë përplot me njerëz dhe për cdo ditë organizohet ndonjë festë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

A ka tifozë nga vende të huaja dhe sa arrijnë t`u adaptohen kushteve të autoriteteve të Katarit?

-Ka shumë tifozë nga vende të huaja, dominojnë tifozët nga Argjentina, por ka numër të madh tifozësh edhe nga Tunizia, Maroku. Sot kam parë numër të madh të tifozëve nga Senegali që kanë ngritur atmosferën gjatë ndeshjes. Nuk e di…Të gjithë vallëzojnë, luajnë dhe mendoj se të gjithë u adaptohen kushteve të nikoqirit, por po adaptohet edhe Katari ndaj të huajve edhe kjo simbiozë është në rregull dhe duket se kampionati po shkon mirë.

Patëm një hapje spektakolare të Kampionatit Botëror dhe mesazhe se futbolli duhet të afrojë njerëzit. C`thonë mediat për organizimin dhe në përgjithësi për Katarin si nikoqir?

-Të gjithë e dijmë se në fillim pati disa sulme ndaj Katarit nga HRW dhe organizata tjera, për kushtet e punëtorëve në këtë vend që para dhjetë viteve e deri tani. U përfol shumë për LGBT-në, ndalimin e alkoolit nëpër qytet dhe rreth stadiumeve, për shkak se shumë tifozëv duan që të pijnë dicka derisa shohin ndeshjen. Mediat janë prononcuar shumë për këtë, kurse më pas ndodhi press-konferenca para ceremonisë së hapjesë së Botërorit, ku Infantino “sulmoi” ata që “sulmuan” organizatorët në Katar dhe që atëherë nuk ka shumë sulme, por gjithmonë do të gjendet ndonjë gabim. Në përgjithësi tani është më qetë në këtë drejtim. Duhet të them se mediat flasin shumë për kushtet në media-qendrën, ata që kanë qenë në kampionate të mëparshme, për shkak se unë jam në të parin, thonë se kushtet janë ndër më të mirat që kanë përjetuar ndonjëherë dhe për këtë mediat janë shumë të lumtur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share