Radev: RMV-ja shtet demokratik kur t’i fut bashkëkombasit e Dellçevit në Kushtetutë!

“S`KA PROGRES NË PROTOKOLLIN E NËNSHKRUAR”

“Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, e jo Bullgaria, duhet t`i bindin qytetarët e tyre se po ndërtojnë shtet demokratik, ku nuk digjen klubet bullgare, ku Bullgarët nuk janë të ekspozuar ndaj terrorit dhe proceseve të montuara gjyqësore”.

Në këtë mënyrë, sic percjell KlanM, është përgjigjur Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në pyetjen e medias bullgare BGNES, për pretendimet për përpilimin e “listave të zeza” dhe dhunës ndaj Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveria e RMV-së mund të thotë se ndërton shoqëri moderne multietnike, kur të gjejë forcën që në Kushtetutën e saj t`i regjistrojë bashkëkombasit e Goce Dellçevit” – tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Presidenti bullgar Radev ka theksuar se futja e Bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është kusht i patjetërsueshëm për nisjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, sic percjell KlanM, korniza negociuese me BE-në përmban një pjesë të pandashme, që është Protokolli i nënshkruar nga dy vendet.

“Aty nuk ka progres. Për këtë shkak flas me liderët dhe institucionet evropiane që të ketë lëvizje sipas Protokoliit, për shkak se atje janë librat shkollor, gjuha e urrejtjes, mediat, hapja e arkivave dhe kërkimfalja për represionet etnike ndaj Bullgarëve gjatë historisë. Atje ka edhe çështje tjera kryesore siç është mbrojtja e trashëgimisë sonë kulturore” – deklaroi Radev.

Një reagim I këtillë I Presidentit bullgar, sic njofton KlanM, vjen pasi dje, në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës, Kryeministri Dimitar Kovacevski ka drejtuar akuza të ashpra në adresë të Bullgarisë duke e quajtur diskursin e Sofjes ndaj Shkupit si të ngjashëm me atë të Rusisë kundër Ukrainës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share