Radari në Tetovë – 754 dënime për një muaj

Në aksionet e policisë me radar për matjen e shpejtësisy së automjeteve, vetëm në rajonin e Tetovës për muajin e kaluar janë shqiptuar 754 dënime, përcjell KlanM.

Dënimet kryesisht janë bërë për shkeljet në autostradën Shkup – Tetovë – Gostivar, ndërsa lartësia e gjobave arrin prej 45 deri në 400 euro.

“Muajin e kaluar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë shqiptuar gjithsej 754 masa në rajonin e Tetovës për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, gjegjësisht vozitje me shpejtësi të madhe, ose gjashtëdhjetë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri më i madh i masave, mbi 400, ka të bëjë me tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, kryesisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba që, varësisht nga madhësia e tejkalimit, variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë”, njoftuan nga MPB./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share