LSM: Pagat në sektorin publik të rriten për 14.2%!

Trendafilov: Inflacioni parametër kryesor për rritjen e pagave

Sindikatat kërkojnë që për 14.2% të rriten pagat në sektorin publik dhe të paguhet regresi për pushimin vjetor. Lidhja e Sindikatave vlerëson se me propozimin që e kanë paraqitur në takimin e sotëm, do të tejkalohen situata dhe problemet e periudhës së kaluar.

Sindikata, sic njofton KlanM, ka propozuar që inflacioni, I cili vitin e kaluar ishte 14.5%, të jetë parametri kryesor i rritjes së pagave të punonjësve në sektorin publik, nga kategoria më e ulët e vendit të punës e deri te më i larti, sic thanë, Presidenti i vendit dhe të gjithë të kenë rritje të pagave sipas përqindjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Zgjidhja të vlejë njëjtë për të gjithë. Nuk mundemi ne si përfaqësues të punëtorëve të lejojmë 78% rritja e pagave të funksionarëve të rritet për përqindje shtesë. Propozimi është që të konstatohet mënyra e rritjes së pagave. Nëse ndodh në shtator, të gjithë punonjësit në vend duhet ta dijnë përqindjen e rritjes së pagave”, tha Slobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së.

Lidhja e Sindikatave, sic percjell KlanM, vlerëson se nëse nga shtatori ndodh rritja e pagave, të nis zbatimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, pagat e funksionarëve do të duhet të kthehen para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e pagave të jetë sikurse për ata ashtu edhe për punëtorët.

Sic u paralajmërua, të mërkurën, vazhdojnë takimet në Ministrinë e Financave, me praninë e Kryetarëve të të gjitha Sindikatave në vend ku do të bisedohet për zgjidhjen e mundshme. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share