Ra nga shkëmbi i famshëm i “Mission Impossible”, ndërron jetë 40-vjeçari në Norvegji

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një shkëmb rreth 604 metra i lartë në Norvegji që u shfaq në një sekuencë të filmit “Mission Impossible”.

Autoritetet norvegjeze konfirmuan se një burrë rreth 40 vjeç kishte gjetur vdekjen. Në deklaratën zyrtare thuhet se ai po udhëtonte vetëm. Atij iu gjet telefoni dhe karta e identitetit.

Ndërkohë, policia po e heton rastin si një aksident. CCN raporton se nuk ka asnjë supozim që vdekja e 40-vjeçarit t’i ketë ardhur si pasojë e ndonjë krimi.

Në pyetje u morën 2 dëshmitarë, njëri prej të cilëve ishte dëshmitar kur ndodhi incidenti. Ai shpjegoi se 40-vjeçari rrëshqiti dhe ra nga shkëmbi aksidentalisht.

Ai u përdor si një vend xhirimi për “Mission: Impossible – Fallout” për një sekuencë aksioni në fund të filmit 2018, ku dy personazhet qendrore të filmit bien nga shkëmbi.

Për premierën e filmit, 2000 njerëz ecën drejt shkëmbit për ta parë atë të projektuar nga lazerët gjatë natës. Cruise e vlerësoi premierën, duke e quajtur atë shfaqjen më të pamundur të filmit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share