Qyteti i Shkupit votoi për transferimin e mjeteve nga Buxheti për pagat në NQP

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot pasdite votoi për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit, me të cilin do të sigurohen mjete për pagat e punëtorëve të NQP Shkup.

Reagimi i parë i sindikatave është se mbeten në vendimin që të mos vozisin nesër në shenjë proteste për shkak vonesës së parave.

Për problemin e NQP-së sot në një seancë të jashtëzakonshme kanë debatuar këshilltarët në Qytetin e Shkupit në një seancë të jashtëzakonshme ku kanë akuzuar njëri-tjetrin se kush e ka fajin. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së e akuzuan kryetaren Danela Arsovska dhe kërkuan përgjegjësinë e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këshilltarët e caktuan kryetaren e qytetit të Shkupit në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse që më së voni deri të premten në ora 12 të dorëzojë vendim për rishpërndarjen e mjeteve për NQP-në për të mundësuar funksionimin normal të ndërmarrjes.

Ndryshe për vonesën e rrogave sot pati dy protesta njëra para ndërrmarjes publike ndërsa tjetra para qeverisë. Sindikata paralajmëron ndërrprejen e punës prej nesër në qoftë se nuk marrin rrogat. Do të vijë me familjet e tyre nga ora katër e mëngjesit.

Ndërkohë bllokim pati të rrugës me autobusë të parkuar para qeverisë. Prezent ishin drejtori i ndërrmarjes dhe sekretari të cilët nuk patën përgjigjigje se a do të kenë deri sot të punësuarit rroga./KlanMacedonia


PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share