Bojmacaliev: 508 kandidatë për nëpunës policorë, po i përmirësojmë kushtet për trajnim me rikonstruksionin e plotë të Qendrës për Trajnim Idrizovë

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot ka realizuar një vizitë pune në Qendrën për Trajnim në Idrizovë, me qëllim prezantimin e trajnimeve taktike policore në terren nga kandidatët për policë të cilët janë duke u trajnuar në Qendrën për Trajnim në Idrizovë, pas së cilës u krye një stërvitje për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike të prishur në përmasa më të mëdha. Pas stërvitjes, Bojmacaliev ka realizuar edhe mbikqyrje në rikonstruksionin e kompleksit të Qendrës për Trajnim.

Në një takim me udhëheqësinë e Qendrës për Trajnim, Bojmacaliev u informua për gjeneratën, trajnimi i së cilës filloi më 23 prill 2023 dhe përfundon më 27 prill 2024. Në total janë 508 kandidatë, prej të cilëve 416 janë meshkuj dhe 92 femra dhe deri më tani të gjithë kanë përfunduar me sukses të gjitha testimet. Për momentin është duke u realizuar aktiviteti i fundit i trajnimit – Kampingu ose stërvitja taktike- policore në terren, e paraparë sipas plan programit arsimor.

Me këtë rast u prezantuan pajisjet e përdorura për sigurimin e kufijve: BOLU – kamera qëllimi i së cilës është mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, fotografimi dhe regjistrimi; një kamerë termike që përdoret për shikim gjatë natës për mbikëqyrjen e kufirit; automjete speciale Ford Ranger për vëzhgim në terren, e pajisur me kamerë termike nate dhe kamerë dite për sigurimin e kufirit shtetëror.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fund të vizitës, Bojmacaliev realizoi mbikqyrje të rikonstruksionit të ngodinës së 82-të në kuadër të planit për rikonstruksionin e objekteve policore në të gjithë vendin – një rikonstruksion i plotë i Qendrës për Trajnim në Idrizovë, pas plot 53 viteve jemi duke i përmirësuar kushtet në godinën administrative me mensë, dy pavijon për akomodim dhe objekt shkollor me objektet përcjellëse, sallën sportive, në vlerë të përgjithshme të aktiviteteve ndërtimore mbi 180.000.000 denarë me TVSH të përfshirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share