Qytetarët të pakënaqur nga efikasituteti i institucioneve

CEKIÇ: QYTETARËT TË REVOLTUAR NGA SISTEMI POLITIK DHE DEMOKRACIA

Qytetarët nuk janë të kënaqur nga sistemi politik në vend, gjegjësisht ata janë të revoltuar nga mosefikasiteti i institucioneve dhe nga demokracia në vend. Këtë, sic njofton KlanM, ka treguar hulumtimi i Institutit për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike  gjatë Anketës Sociale Evropiane e realizuar për herë të parë në vendin tonë.

“Të dhënat fillestare tregojnë se ne nuk qëndrojmë mirë sa i përket sistemit politik, në efikasitetin e institucioneve, pjesëmarrja e qytetarëve në politikë, pakënaqësia e qytetarëve nga demokracia dhe proceset demokratike. Por ka edhe indikator të tjerë që na krahasojnë me shtetet Evropiane dhe të dhënat nuk janë aq të këqija” – tha Aneta Cekiç, instituti për kërkime sociologjike.

Prezantimi i Institutit të për Kërkime Sociologjike përfshiu rezultate për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset politike, qëndrimet ndaj sistemit demokratik, integrimin evropian, ndryshimet klimatike, orientimet ideologjike, vlerësimin e qytetarëve për institucionet demokratike, ballafaqimin me pandeminë COVID-19, diskriminimin, migrimet, përdorimin e interneti dhe kontaktet sociale dixhitale dhe shkalla e vlerave njerëzore. Hulumtimi është kryer në fund të vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022 nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike ku janë realizuar anketa në terren prej 1436 personave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share