Bekteshi: Institucionet shtetërore kanë kursyer 20% energji elektrike

“MË SHUMË KA KURSYER MINISTRIA E KULTURËS 40% MË PAK MINISTRIA E SHËNDETËSISË 2%”

Masat e ndërmara nga Qeveria kër kursimin e energjisë elektrike ka dhënë efektet e duhura, kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë prezantimit të analizave për kursiin e energjisë elektrike.Ministry i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njofton se me futjen në funksion të kësaj mase institucionet shtetërore kanë kursyer 20 % të energjisë ekeltrike. Më shumë energji ektrike ka kursyer Ministra i Kulturës me 40% kurse më pak kan kursyer Ministria e Ministrinë e Shëndetësisë me 2% dhe Ministria e Punëve të Jashme dhe e Mbrojtjes me 8%. raporton Klan M.

“Në shtator institucionet shtetërore kursyen mesatarisht 20% për energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Më shumë energji ektrike ka kursyer Ministra i Kulturës me 40% kurse më pak kan kursyer Ministria e Ministrinë e Shëndetësisë me 2% dhe Ministria e Punëve të Jashme dhe e Mbrojtjes me 8%” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit vetëm ndërtesa administrative e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka rritur harxhimin e energjisë elektrike.

“Më së shumti devijojnë Komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe ajo e Sveti Nikollës. Këto të dhëna tregojnë se nëse jemi racional dhe nuk shpenzojmë energji elektrike në mënyrë të panevojshme mund të bëhen kursime të mëdha, nëse të gjithë japim kontributin maksimal, secili me përpjekjen e tij personale mund të ndihmojë që me pasoja më të vogla të përballojmë këtë krizë energjetike”, u shpreh Bekteshi.

Përndryshe, këto masa filluan të zbatohen nga 1 shtatori dhe të gjitha institucionet shtetërore, administrata shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, ishin të detyruara që të realizojnë konsum të energjisë elektrike duke filluar nga 1 shtatori i këtij citi deri në mars të vitit 2023. Bekteshi mbrëmë njoftoi se Komisionit Evropian, do t’i dërgohet kërkesa për ndihmë direkte për industrinë, si dhe kërkesë për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione për të gjitha amvisëritë dhe kompanitë. Sipas Bekteshit nga 1 janari me mbështetjen e BE-së do të zgjerohet lista e kategorive vulnerabël. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share