Sela: Duam të tregojmë se ASH nuk ka pronarë dhe është e qytetarëve

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para Kuvendit Qendror të partisë tha se sot do të ketë emërim të një ushtruesi detyre deri në kongresin e ardhshëm të partisë, që do të vendoset sot.

“ASH është e gatshme të përballet me përgjegjësit është e gatshme që të mer përsipër sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi ti kryejë detyrat që ja ka ngarkuar populli këtu në RMV.  Pjesa tjetër e kuvendit është pjesa e brendshem e debatit të Aleancës. Natyrisht që do të ketë emërues të detyres e rradhës është që të mbahet kongresi që do të vendos Kuvendi Qendror”, dekaroi Ziadin Sela.

“Mendoj që ajo që e ka cilësuar ASH është demokracia e brendshme po siç doket në ASH duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistët dhe udhëheqësit. Antarët e ASH janë të lirë në bindjet e tyre dhe këtë liri duam që ta shpërndajnë dhe tua japim qytetarëve, nëpërmjet kësaj ne duam të tregojmë se ASH nuk ka pronarë dhe është e qytetarëve ku po e dëshmojmë edhe me vepra”, tha Sela para nisjes së Kuvendit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë që Sela u tërhoq nga drejtimi i partisë pas rezultati të dobët që mori partia e tij në zgjedhjet e fundit për këshillin komunal në Tetovë./ KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share