“Qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë” – Rustemi për Korridorin 8 dhe 10D: Më vjen mirë që Prokuroria ka hapur lëndë

Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi u shpreh në Klan Debat se i vjen mirë që prokuroria ka hapur lëndë për të shqyrtuar procedurën e përzgjedhjes së kompanisë mbikqyrëse të punimeve të korridorit 8 dhe 10 D. Ai garantoi për procedurën, që sipas tij ka qenë shumë transparente.

“Prokuroria duhet të vlerësoje deri në fund dhe ju garantojmë se është proces jashtëzakonisht shumë transparent dhe një proces që do të japë rezultate të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugëve… Unë ju garantoj të gjithëve se nuk do të ketë asnjë keqpërdorim për ndërtimin e këtyre rrugëve që jemi duke i bërë”, deklaroi Ejup Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share