Qytetarët “ankohen” për filtrat në rrjetet sociale: Na mbyti FaceApp, nuk njihen kur i takon “live”

Ditët e sotme, media po kthen fokusin në mediat dhe rrjetet sociale.

Gazetari i emisionit investigativ “Stop” ka pyetur të rinj e të reja në Tiranë se çfarë do të bënin nëse ndalohet me ligj përdorimi i filtrave në rrjetet sociale, siç ndodhi në Francë.

“Duan të duken pak seksi dhe kur i takon live thua ‘ore ti ishte ndryshe. Jam zhgënjyer disa herë.”

“Na mbyti FaceApp.”

“Duhet të jemi vetvetja, puro. Filtra do të thotë diçka artificiale, diçka që nuk je.”

“Po tani robi i do 2 follow. Po dole ashtu siç je nuk merr as 2 follow, mundësisht të ikin dhe 2 të tjerë.”

“Mirë është me shumë filtra jo, se s’po merret vesh se kush është i pari dhe i dyti. Unë personalisht nuk i përdor. Dua që të më njohin njerëzit rrugës.”

“Jam kundër filtrave, më mirë pa filtra. Janë bërë të gjitha njësoj.”

“Gjithçka është në tjetërsim, shitet dhe blihet.”

“Kur merr një nuse për shtëpi, e merr pa filtra se do të dish se kush t’i rrit fëmijët e kush të mban shtëpinë. Me filtra nuk e di se kush të vjen.”

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share