Kosova, ftesë serbëve për Asociacionin

Pala serbe nuk ka kthyer ende përgjigje

BE-ja ka vazhduar me mesazhet e qarta se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së arritur në Ohër më 18 Mars.

Në një status në Facebook, ministri i pushtetit lokal tha se këtë ftesë ia kanë bërë ekipit të krijuar me një vendim të qeverisë Hoti në Shtator të vitit 2020.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për asociacionin do të diskutohet në takimin e 2 majit ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Aty pritet të diskutohet edhe çështja e themelimit të asociacionit si dhe çështja e të pagjeturve.

Sipas aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritur më 18 Mars, “palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share