Kompanitë e vendit nuk mund të rrisin rrogat e punëtorëve në vend pasi tatimet që duhet t’i paguajnë shtetit janë shumë të larta. Për këtë shkak edhe rrogat janë të ulëta. Kontributet që paguajmë për shtetit janë të mëdha aq sa më e lartë të jetë rroga aq më shumë paguajmë kontributet, ndërsa punëtori nuk merr shërbime më të mira shëndetësore.
“Në kompanitë tona punëtorët 8 orë punojnë, 30 minuta kanë pauzë. Paga mesatare shkon deri në 40 mijë denarë. Ndërsa shteti kërkon shuma të mëdha të paguajnë për tatim dhe për sigurimin shhtetëror. Sa më e madhe të jetë rroga aq më shumë paguajmë tatime shtetit. Kjo pikërisht pengon rritjen e rrogave për punëtorët nëpër kompanitë e vendit”, tha Qyra. /KlanMacedonia/