Shkup, gjoba për 211 shoferë – 70 për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 211 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 70 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për vozitës fillestar dhe 6 të tera për kalim në të kuqe në semaforë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share