QMK: Për tri vite 3.660 sulme nga qentë endacak – 498 fëmijë

Brenda tre viteve, 3.660 qytetarë kanë qenë të sulmuar nga qentë endacakë, prej tyre 498 fëmijë. Këto të dhëna shqetësuese i publikoi Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, i cili mes tjerash tha se kohëve të fundit kompetentët kanë vërejtur rritjen e trendit të sulmeve nga qentë e rrugës.

Sipas informacioneve të QMK-së, në vitin 2020, në territorin e RMV-së janë paraqitur 1.602 sulme të qenve endacak, në 2021 ishin shënuar 1.315 sulme, kurse deri muajin e kaluar të këtij viti janë denoncuar 1.283 sulme nga qentë endacak.

Sipas QMK-së, shifrat e sulmeve me siguri janë shumë më të ëmdha, duke marrë parasysh faktin se një numër I madh I qytetarëve edhe pse janë sulmuar, rastin nuk e kanë denoncuar nëpër institucione kompetente.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share