Qeveria vendosi të mbetet llogaritja dimërore e kohës, do të kursehet energji elektrike dhe ngrohëse

Llogaritja dimërore e kohës megjithatë do të hyjë në fuqi gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriu, raporton KlanMacedonia.

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Ekonomisë, lidhur me analizën e përgatitur për mundësinë e vazhdimit të aplikimit të kohës verore dhe sipas të gjitha analizave është konstatuar se zbatimi i kohës dimërore duhet të praktikohet ashtu siç është vepruar deri më tani.

Ky konluzion është arritur në bazë të Informacionit të Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me ministritë tjera si dhe odat ekonomike në vend. Sipas tyre nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme, është konstatuar se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike prej 1,5 – 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes.  Sipas analizave të lëvizjes së temperaturës në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme është konstatuar se kthimi në kohë dimërore do të kursejë konsumin e energjisë elektrike dhe atë termike. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share