Qeveria serbe takim tjetër me serbët nga Kosova

Kryeministrja Brnabic akuza Albin Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka thënë se javën e ardhshme do të mbahet një takim tjetër me serbët e Kosovës. Sipas Brnabic është e tmerrshme që tensioni po rritet sërish në veri. 

Ana Brnabic ka deklaruar për mediat serbe se  numri i provokimeve nga ana e shqiptarëve në veri të Kosoves është në rritje ndërsa komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur. Ajo paralajmëroi se javën e ardhshme në Beograd do të mbahet një takim tjetër me serbët e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E kam të lehtë të them nga Beogradi: “Njerëz, rrini të qetë”, ndërkohë që ata po keqtrajtohen çdo ditë, se po u vjedhin tokën, se në veri po ndërtohen baza ushtarake”, tha Ana Brnabic.

Brnabic paralajmëroi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, të cilit Prishtina i shmanget në çdo mënyrë, është pritur për 10 vite.

Kryeministrja shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po lufton për paqen dhe për këtë arsye është pre i sulmeve nga opozita ne vend./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share