Qeveria publikoi tekstet e propozimit francez

“KËSHILLI I BE-SË MIRËPRET SYNIMET E RMV PËR PËRFSHIRJEN E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË”

Pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar, Qeveria ka publikuar tekstet e propozimit të presidencës franceze për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, konkludimet e Këshillit të BE-së dhe pozicionin e përbashkët të BE-së për konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, raporton Klan M.

Në konkludimet e Këshillit, mes tjerash, është theksuar rëndësia e arritjes së rezultateve sa i përket Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Raporte të Mira Fqinjësore me Bullgarinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

KONKLUDIMET E KËSHILLIT TË BE-së

“Ne periudhën deri në anëtarësim, Maqedonia e Veriut do të duhet të arrijë progres për harmonizimin e politikave ndaj vendeve të treta dhe pozicionet e saj në organizatat ndërkombëtare me politikat dhe pozicionet e miratuara nga BE dhe anëtarët e tij. Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të rëndësishme dhe zbatimit me vullnet të mirë të marrëveshjeve bilaterale, përfshirë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshje Për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë”.

Këshillit i BE-së, thuhet më tej në dokument, mirëpret marrëveshjen për protokollin nga takimi i dytë i komisionit të përbashkët ndërqeveritar i formuar në bazë të nenit 12 të kësaj marrëveshje. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në raporte të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, gjë që mbetet element thelbësor i procesit të zgjerimit si dhe i Procesit të Stabilizim Asociimit.

KONKLUDIMET E KËSHILLIT TË BE-së

“Po ashtu do të mundësojë përforcimin e të drejtave të barabarta të personave që u përkasin minoriteteve dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, dhe si i tillë, do të kontribuojë në harmonizimin me kriteret politike të Kopenhagës. Në këtë drejtim Këshilli mirëpret synimet e Maqedonisë së Veriut për të nisur dhe arritur si çështje prioritare ndryshimet relevante kushtetuese, me qëllim që të përfshijë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe të cilët janë pjesë e njerëzve të tjerë, siç janë bullgarët”.

Propozimi i ri francez vjen pasi propozimi fillestar i presidencës franceze u refuzua nga autoritetet maqedonase gjatë kohës së samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share