Qeveria pas takimit Kovaçevski – Taravari: Lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor ishte temë e bisedës

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës së Shqiptarëve Taravari realizuan sot takim në kryeministri, ndërsa siç thuhet nga të dyja palët, takimi ka qënë vazhdimësi e takimit të liderëve të mbajtur më 7 Nëntor.

“Kryeministri Kovaçevski dhe Taravari diskutuan për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, hapat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme dhe vendimet tjera që duhet të merren në një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik. Në takim, temë e diskutimit ishte lufta aktive kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në vend.Temë e bisedës ishin ligjet e bllokuara në Kuvend që janë në interes të qytetarëve dhe prosperitetit të shtetit, si dhe nevoja për bashkëpunim më të madh mes partive parlamentare në drejtim të zhbllokimit të tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share