Qeveria: Mbi 350 milion euro për pakon e dytë anti-krizë

DY PAKOT ANTI-KRIZË TË QEVERISË PESHOJNË 750 MILION EURO

 Ndihmë financiare për kategoritë e cënueshme të qytetarëve dhe për pensionistët. Lehtësime në qasje për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Shkollat fillore dhe të mesme hyjnë në tregun e rregulluar të rrymës. Në seancën e fundit Qeveria miratoi pakon e re anti-krizë që peshon 350 milion euro.

Vauçerë me ndihmë financiare prej 3.000 denarëve gjatë katër muajve të ardhshme do të marrin familjet e rrezikuara sociale si dhe pensionistët. Sic u tha  nga Qeveria, me këtë pako anti-krizë përfshihen 42.000 qytetarë kurse janë ndarë 8 milionë euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Do të kujdesemi për të gjithë. Do të jetë vështirë tek ne. Vështirë do të jetë edhe në vendet tjera. Por, do të kujdesemi që të gjithë të kenë ngrohje dhe ushqim të mjaftueshëm që të mbijetojnë gjatë dimrit. Jemi të përkushtuar për gjetjen e mënyrave se si ta mbajmë likuiditetin e kompanive dhe standardin jetësor të qytetarëve”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mbi 470 shkolla fillore dhe të mesme në vend hyjnë në tregun e rregulluar të rrymës, me cka do të paguajnë llogari shumë më të vogla për rrymën e harxhuar dhe qeveria do të ndihmojë me 1 milion euro, kurse do të ndihmohen edhe institucionet publike shëndetësore që drejtëpërdrejtë do të blejnë rrymë nga Elektranat e RMV-së.

Masa anti-krizë janë paraparë edhe për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme. Do të zgjerohet përfshirja e kompanive që janë shfrytëzues të skemës kredito-garantuese nga Fondi Garantues I Bankës Zhvillimore, përmes lehtësimit të kritereve për aplikim, për cka parashihen 5 milion euro.

Për kompanitë e mëdha nuk janë njoftuar masa anti-krizë. Afati që ishte dorëzuar nga Odat Ekonomike në takimin me Këshillin Ekonomik skadon të mërkurën.

Në fokus të Qeverisë, sic u tha, është edhe inflacioni në rritje. Enti Shtetëror për Statistika, dje njoftoi se harxhimet jetësore në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, janë rritur për 18.7%, kurse çmimet me pakicë për 14.7%.

Pati përpjekje nga ana e Qeverisë që të parandalojë rritjen e inflacionit me vendosjen e marzhave për një pjesë të produkteve bazë të ushqimit. Kjo listë u zgjerua edhe me prodhimet e qumështit.

Qeveria ka paralajmëruar masa të targetuara për industritë që prodhojnë produkte bazë ushqimore që t`u ndihmohet me subvencionimin e energjisë dhe energjensave që shfrytëzojnë.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi masa për këto prodhues që do të hynin në fuqi nga 1 Dhjetori.

Qeveria pret që për një pjesë të masave anti-krizë, për të cilët nevojitet pëlqimi I Kuvendit, të mos ketë obstruksione nga opozita.

Kjo është pakoja e dytë e masave anti-krizë të miratuar nga Qeveria. Dy pakot kapin vlerën e 750 milionë eurove. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share