Qeveria: Mbërrinë propozimi nga presidenca franceze

PASON NJË PROCES I GJERË KONSULTATIV

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme, nga presidenca franceze me BE-në, ka mbërritur propozimi me ide që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet, sic thuhet, publike dhe të qarta të vendit tonë. Kjo, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, paraqet bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas edhe me Presidentin e vendit, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin qytetar dhe opinionin e ekspertëve në vend.

Ashtu sic kemi premtuar, vijon komunikata e Qeverisë, vendimin për të ardhmen tonë do ta sjellim bashkërisht, në mënyrë meritore, konform interesave strategjike të vendit dhe qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qeveria e RMV-së, falënderon Presidentin Macron dhe presidencën franceze, për përpjekjet e tyre që të tejkalohen pengesat dhe të ruhet kredibiliteti evropian në Ballkan. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share