Qeveria e Maqedonisë sot duhet të sjellë vendim për uljen e çmimit të pijeve

Qeveria sot duhet të sjellë vendim për uljen e çmimeve të pijeve. Deri në fund të javës pritet të përfundojë analiza me masat qeveritare të përfshihen edhe produktet higjienike. Për mosrespektimin e çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore, që është në fuqi nga java e kaluar, tashmë janë mbyllur markete.

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot do të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

“Për produktet higjienike me siguri gjatë kësaj jave do të përfundojnë të gjitha konsultimet dhe do të shohim nëse ka hapësirë për marrjen e masave të caktuara”, tha dje Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Kovaçevskit, me masën e re të Qeverisë të mbi 50 produkteve në 24 kategori nga industria e furrave, qumështit dhe mishit, është ulur çmimi për 10 për qind në krahasim me çmimin që e kishin më 1 gusht.

“Te disa kategori dhe prodhime tashmë ka ulje të produkteve mbi 10 për qind, ndërsa te disa ulja është prej 30 deri në 40 për qind. Në markete këto produkte tashmë morën shenjën “çmim i garantuar” , me këtë masë kontribuojmë edhe krahas presioneve të inflacionit, së bashku dhe me solidaritet japim mbështetje për qytetarët tanë”, tha Kovaçevski.

Për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, sipas ministrit Bekteshi, në rajonin e Shkupit janë mbyllur marketet “Vero” dhe “Viva fresh”.

Në mbi 50 kontrolle të Inspektoratit Shtetëror të Tregut të shtunën janë dënuar shtatë markete për shkak të mosrespektimit të vendimit qeveritar, ndërsa janë mbyllur pesë zinxhirë të mëdhenj të marketeve në bazë të Ligjit për konsumatorët, përkatësisht në bazë të dërgesave tregtare të pandershme.

Nga Oda Ekonomike, sërish besojnë se marketet kanë pasur pak kohë për t’u përshtatur në lidhje me uljen e çmimeve sepse bëhet fjalë për rreth 1200 artikuj.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës, Antoni Peshev, masa e mbylljes është shumë e rreptë, drakoniane, e panevojshme, shkakton dëme dhe duhet të jetë gjëja e fundit të cilës i drejtohen institucionet.

Muajin e ardhshëm, siç njoftoi kryeministri, do të bëhen edhe analizat për pakon e nëntë të masave antikrizë të cilat do t’i drejtohen kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ndaj të gjithë atyre që në kohë krize nuk realizojnë të ardhura plotësuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share