Qeveria dorëzon ”Vettingun” në Kuvend

KURTI: SHUMICA E GJYQTAREVE JAPIN DENIME ME KUSHT PER KRIMET SEKSUALE

Qeveria e Kosovës ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për vettingun në drejtësi. Drafti sëbashku me opionionet shoqëruese iu dorëzua personalisht kryeparlamentarin Glauk Konjufca nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Në një deklaratë për mediat sëbashku me kryeministrin Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë tha se drafti përmban edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po e dorëzojmë në Kuvend një proces me peshë të madhe për ne si Qeveri, për shtetin, e sidomos për qytetarët e Kosovës që po e kërkojnë me ngulm. Vazhdimisht jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit e pandëshkueshmërisë. Gjyqtarët e prokurorët tanë konsiderohet se kanë pagat më të larta në rajon” – deklaroi Albulena Haxhiu.

Kryeministri kurti tha se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri që ngjarje si ajo e përdhumit të 11 vjeçares të mos ndodhin më.

“140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë” – deklaroi Kurti.

Ndaj nismës ligjore reagoi edhe kryetari I KUvendit, Glauk KOnjufca, I cili tha se është reforma më e rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe që synion të kthejë sundimin e ligjit në Kosovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share