Qeveria: Çmime të reja, domatet – trangujt 95 denarë, qepa 70 denarë

Bekteshi: Çmimet nuk guxojnë ta tajkalojnë shifrënprej 100 denarë

Nga nesër një pjesë e pemëve dhe perimeve, për të cilët pati “ngrirje” të çmimeve do të shtrenjtohen për disa denarë, por shumica e nuk do ta tejkalojnë cmimin prej 100 denarë.

Kilogrami I domateve dhe trangujve do të shiten nga 95 denarë, specat 100 denarë, qepa – 70 denarë. Ky është korigjimi I vogël I vendimit të mëparshëm të qeverisë, për shkak se, sic tha Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, importuesit kanë dorëzuar “fatura më të logjikshme” ku mund të shihet se nëpër bursa ka rritje për 30% të disa llojeve të pemëve dhe perimeve. Cmimet tjera mbeten të njëjta dhe nuk guxojnë të jenë më të larta se 100 denarë, përvec thjerrëzës që do të kushtojë 110 denarë.

“I obliguam importuesit që të furnizojnë 70% të qarkullimit e janarit dhe shkurtit dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të dënohen sipas Ligjit për tregti. Kontrollet vazhdojnë dhe nuk do të ndalen. Duhet t`u themi fund faturave të rrejshme. Dogana tashmë I ka dorëzuar kolegëve të tyre në Turqi de Greqi nga ku vijnë importet më të mëdha. Askush nuk guxon të fsheh prodhimet, I gjithë malli duhet të ekspozohet”, tha Kreshnik Bekteshi.

Qeveria ka miratuar vendim për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me pakicë.

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare” të RMV-së, do të zbatohet deri më 30 Prill 2023.

Çmimet u korigjuan për shkak se importuesit, që me vite kanë dorëzuar fatura të rreme në doganë për të paguar më pak taksa, përfundimisht kanë nisur t`i paraqesin çmimet e rregullta. Njëkohësisht me vendimin do t`u dilet në ndihmë edhe prodhuesve vendor – thonë ekspertët./KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share