Moranë: Konfrontim fizik për truall

TË DYJA PALËT PRETENDOJNË SE KANË TË DREJTË, KOMPROMIS NUK KA

Një parcelë u bë mollë sherri mes disa banorëve të fshatit Moranë dhe pronarit të ri të tokës.

Dhjetëra banorë të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit bllokuan bulevardin “Republika e Krushevës”, para stacionit policor “Proleçe”. U detyruan të ndërmarrin këtë veprim pasi që sipas tyre policia në vend se ta mbajë agresorin, ka thirrë në bisedë informative viktimat, gjegjësisht banorët.

“Në fshatin Moranë të gjithë jemi të revoltuar se është prishur rendi i fshatit dhe problemi është një lëshim nga ana e stacionit policor. Rasti për të cilin po flasim dhe për të cilin jemi shumë të mllefosur është një person i cili quhet Miftar. Ai person në fjalë, ka pasur një problem në fshat dhe fshatarët tanë, kryesia e fshatit si dhe hoxha e kanë thirru në bisedë dhe personi në fjalë gjatë bisedës ka nxjerrë armën dhe ka bërë përpjekje për të vrarë dy përfaqësuesit e fshatit. Personi në fjalë është kapur nga fshatarët dhe është paraqitur në stacionin policor. Ne si fshatarë kemi pasur besim tek stacioni policor se do ta bëjnë punën e vet, mirëpo sot jemi mbledhur këtu për shkak se policia nuk e ka kryer punën e vet. Të mërkurën personi është kapur dhe është dërguar në polici, është lejuar po të njëjtën ditë dhe sot i njëjti person i cili është agresor, ka thirrur dy fshatarë të cilët janë të pafajshëm dhe të cilët kanë qenë viktimë në këtë rast, janë thirrur në stacion policor dhe janë mbajtur për tre orë”, deklaroi një banorë për Klan Maqedoni.

– A ka qenë këtu dikush dëshmitarë kur e ka nxjerrë armën?

Po, krejt kanë qenë. Para katundit e ka nxjerrë, para jacisë.

– Në atë moment, ai me atë revoltë; Jo unë rrugë nuk lëshoj, është e imja e kam me dokument, e ka nxjerrë alltinë, e ka rapetirat dhe kemi arrit me ndalë, mos të bëjë vrasje, deklaroi në qytetarë për tv Klan M

Insistojnë se pronari i tokës dëshiron tua ndalojë ujin e fshatit, që banorët vet e kanë ndërtuar dhe rrugën.

“Kjo pasuri është pasuri që është kontribut vullnetar i fshatarëve të Moranës” deklaroi një tjetër banorë i fshatit.

Këto pohime të banorëve i mohon Miftar Ismaili.

“Duan që mua të më fusin në konflikt. Unë e kam blerë pronën me paratë e mia, nuk e kam vjedhur atë pronë. Unë kam biseduar me hoxhën ditën e parë, i kam treguar që në arën time, jo një gyp për ujë, por tre le të kalojnë.  Rruga të kalojë në qosh të arës, jo në mes se ma prish parcelën, e rrugën unë e rregulloj. Sot kam shkuar edhe noter, kam bërë edhe deklaratë, që unë e lejoj që katundi ujin ta ketë edhe rruga të jetë përreth arës. Gjysmën e fshatit e kam familje. Unë me ndal ujin për motrën time, vëllait tim, nipave të mi, mikut tim, po se di a është njerëzi ajo? Një njeri normal nuk e bënë këtë. Unë nuk jam ai njeri që e ndal ujin. Unë nuk jam askush që ta ndal ujin, ujin e ndal vetëm Zoti. Disa fshatarë, diku pesë persona më kanë sulmuar, veturën e kam të dëmtuar, unë jam ai që është sulmuar fizikisht. Unë bisedova me pleqtë e fshatit se unë do ta rregullojë rrugën me financat e mia. Kur e nxora bagerin, kishin dal pesë persona ta ndalin, shkova unë ta shoh çka është problemi, më sulmuan fizikisht. Ju mund lirisht ta shihni se makina ime është e dëmtuar”, deklaroi Miftar Ismaili pë Klan Maqedoni.

Edhe pse tentuam që palët ti ulim që të gjejnë zgjidhje, kjo nuk ndodhi. Banorët janë të gatshëm që t’ia kthejnë shumën që Miftari e dha për ta blerë tokën, por…

 Në qoftë se është për Xhami, që duhet të ndërtohet diçka për Xhami, unë jam ai i pari që e jap për vakëf. Por këtu nuk është puna e vakëfit. Kjo arë është 2 kilometra larg prej Xhamisë. Këtu janë interesat e disa personave për atë arë dhe e keqpërdorin popullin e Moranës”, tha Miftar Ismaili pë tv Klan Maqedoni.

E Këshilli i fshatit thotë që kanë siguruar nënshkrimet dhe se për fshatarët, Miftari është i padëshirueshëm në fshat./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share