Qeveria: Buka 33 denarë – hiqet çmimi i subvencionuar për rrymën elektrike

BEKTESHI: KA DISPOZITA PËR SANKSIONE LIGJORE, NËSE FURRTARËT NUK PRODHOJNË BUKË

Buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë, e prerë në feta ose e plotë 450 gram do të kushtojë 33 denarë. “Ngrihet” çmimi i bukës, ndërkaq qeveria hoqi subvencionimin e energjisë elektrike për furrat e bukës. Ky vendim, sic njofton KlanM, u morr në seancën e sotme të qeverisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se vendimet u morën pasi nuk do të lejojnë që disa të pasurohen kurse disa të tjerë të varfërohen sepse përkundër subvencionit të energjisë elektrike, vetëm disa kanë ulur çmimet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk do të lejoj rritje të pajusstifikuata të çmimeve. Ka kaluar mjaft kohë që çmimet të përputhen. Pas kontrolleve të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, edhe pse prodhuesit merrnin subvencione për energjinë elektrike, çmimet e produkteve nuk u ulën apo i ulën pak. Kjo vlen për disa nga prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, disa janë ulur nga 7-12 për qind. Kjo është arsyeja pse ne e anuluam këtë masë” – tha Kovaçevski.

Ministri Bekteshi, sic njofton KlanM, tha se shumica e prodhuesve nuk kanë respektuar marrëveshjen për uljen e çmimeve produkteve bazë të ushqimit. Nëse furrtarët nuk prodhojnë bukës, sipas Bekteshit, Qeveria ka dispozita ligjore për të sanksionuar bukëpjekësit.

”Pritshmërtitë tona kanë qenë që zbritja e çmimit të bukës të jetë deri 12%. Një pjesë e kompanisë e kanë plotësuar këtë zotim që e kanë dhënë me miratimin e masave ndërsa disa janë edhe prodhues të bukës, kryesisht masa është zbatuar nga prodhuesit e vajit të lulediellit, disa prodhues të mishit. Por shumica e tyre nuk e kanë plotësuar” – deklaroi Bekteshi.

Ndryshe dje kanë reaguar nga Shoqata e Industrisë së Mullirit dhe Bukës ku thanë se kjo masë nuk mund të merret brenda ditës pasi kjo u shkakton humbje prodhuesve dhe do të rezultojë me mbylljen e furrave. Ata, sic njofton KlanM, u kërcënuan se nuk do të prodhojnë bukë pas hyrjes në fuqi në gazetën zyrtare se çmimi i bukës është ngrirë për 33 denarë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share