MPB: Katër autobusë dhe një automjet pasagjerësh kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën nga 23 deri më 25 tetor janë shqiptuar gjoba për katër autobusë dhe një automjet pasagjerësh të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat.

“Më 23, 24 dhe 25.10 2022, nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, gjatë kontrollit shtesë për hyrje dhe dalje nga shteti, pesë auomjeteve të cilat kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve, u janë konstatuar kundërvajtje. Gjatë kësaj, janë kontrolluar katër autobusë dhe një automjet i pasagjerëve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion ligjërisht të paraparë. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “folkswagen passat” me targa nacionale të Gjermanisë, i drejtuar nga T.K. (24) nga komuna Vasilevë, dy autobusë me targa regjistrimi të Manastirit, të drejtuar nga S.Z. (56) nga Manastiri dhe T.K. (47) nga Manastiri, dy autobusë me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga Z.M. (65) nga Shkupi dhe nga A.G. (40) nga Shkupi është konstatuar se kryejnë veprimtarinë e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit adekuat”.
Nga MPB informojnë se nga ana e nëpunësve policorë dhe nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar masa përkatëse për shoferët dhe për personat juridik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share