Qeveri kalimtare sipas shembullit të RMV-së/ Sheshelj: RMV-ja s`është e pavarur – jo qeverisë teknike!

Lideri i radikalëve serb, Vojislav Sheshelj, gjatë një prononcimi për mediat serbe, ka bërë të ditur se Serbia nuk do të pranojë Qeveri teknike apo kalimtare sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se Maqedonia nuk është shtet i pavarur, udhëhiqen nga një Kryeministër shqiptar kurse shqiptarët janë popull konstituiv.

“Nuk mund të marrim shembull Maqedoninë, për shkak se nuk është shtet sovran në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është nën administrim të detyrueshëm amerikan dhe të perëndimit që I detyruan të pranojnë dicka që në rrethana normale nuk do të pranonin. Pranuan Shqiptarët si popull konstituiv, Kryeministri është shqiptar, ndryshuan emrin dhe bënë shumë lëshime. Ne ishim në këtë situatë pas 5 tetorit kur Amerikanët financuan grushtetin mafioz”, tha Vojislav Sheshelj.

Debati për qeveri kalimtare sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut u hap nga opozita serbe e cila konteston rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Serbi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share