Ilir Demiri dhe Naim Bajrami ministra të rinj në qeverinë teknike

Kuvendi “dritë jeshile” për ministrat e rinj

Kuvendi, me 63 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” zgjodhi Ilir Demirin për Ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajramin – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Pas zgjedhjes dy Ministrat e rinj dhanë deklaratë solemne dhe u bënë pjesë e Qeverisë që ka për obligim t`i përgatisë zgjedhjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në seancën e sotme Kryeministri Talat Xhaferi, theksoi se për ministrat e rinj nuk ka se cfarë të flet, pasi për ta flasin veprat dhe biografitë e tyre që u janë dorëzuar deputetëve.

“Posaçërisht për propozimin për shëndetësi, Ilir Demiri, nuk ka nevojë për prezantim, sepse çdokush prej nesh, të paktën ne prej Pollogu, ka pasur rastin, personalisht apo një anëtar i familjes së tij, të kalojë në Klinikë dhe të shoh se si e menaxhon Spitalin Klinik në Tetovë. Për propozimin Naim Bajramin, magjistër i teknologjisë informatike, person i ri i cili ka marrë rastin të dëshmohet në profesion”, deklaroi kryeministri Talat Xhaferi.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e quajtën joserioze emërimin e ministrave të rinj 85 ditë deri në fund të qeverisë teknike, duke vlerësuar se ata nuk mund të kontribuojnë në këto resore.

“Kjo nënkupton se, një parti, në komisionin e tij kadrovik, vendos që duhet të ndryshojë disa ministra dhe propozon dy të tjerë të cilët duhet të marrin funksionin dhe Kuvendi në këtë moment, diskuton për atë se si një parti dhe një komision i tij kadrovik vendos se si duhet të veprojë, në kushte kur vetë gjërat në atë parti politike nuk janë sqaruar deri në fund”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Kërkesa për shkarkimin e Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut erdhi pas mbështetjes së tyre për Kryetarin e ASH-së, Arben Taravarin, I cili mbështet opozitën shqiptare.

Kryeministri Talat Xhaferi, të premten sqaroi se shkaku I shkarkimit të tyre nuk është profesionalizmi, por për shkak se ligjërisht, në Qeveri, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share