PËR MOMENTIN NUK KA ASNJË ZJARR AKTIV PËR MOMENTIN
Nuk ka asnjë zjarr aktiv për momentin në territorin e vendit informojnë nga Qendra për menaxhimin me kriza.
Në kumtesën e sotshme nga atje thonë se kanë intervenuar në tetë lokacione, mes të cilave janë katër në Kumanovë, dy në Manastir si dhe në Ohër dhe Shtip.
Gjatë natës së kaluar nuk ka pasur nevojë për kyçje të helikopterëve ushtarak dhe të policisë për shkak se zjarret kanë qenë lehtë të lokalizuara. Kryesisht është intervenuar me një kamion dhe me numër të vogël të zjarrfikësve. /KlanMacedonia/