“Qentë endacakë” – Ganiu: Është problem në të gjithë Shkupin

Qentë endacaktë janë problem në gjithë territorin e Shkupit, konstaton në 99 Minuta kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Sipas tij, problem në Çair shfaqet edhe vija ndarëse me Komunën e Butelit, për shkak se sipas tij, familjet e njejta jetojnë në të dyja anët.

“Ka raste kur janë brenda në territor të Butelit, ka shqetësime e ndoshta ndonjëherë edhe sulme dhe gjithçka raportohet se është në Komunën e Çairit. Kjo nuk është korrektësi dhe e them se kjo është problem në nivel të Shkupit dhe zgjidhja duhet të jetë në nivel të Shkupit”, thotë Visar Ganiu në 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share