Qentë Endacak/ Një shqetësim pa zgjidhje – Problem që trashëgohet mandat pas mandati!

QENTË ENDACAK

Komunat vazhdojnë të japin dëmshpërblime nga 30 000 deri në 120 000 denarë për qytetarët që janë kafshuar nga qentë endacak. Rezulton që asnjë komunë në vend nuk ka arritur që të zgjidhë përfundimisht problemin me qentë endacak, duke e trashëguar atë nga njeri mandat në tjetrin.

Jo zyrtarisht, përfaqësues të pushtetit lokal thonë se shumë qen barten me kamionë nga një komunë në tjetrën, megjithatë deri tani asnjë prej tyre nuk na e ka dëshmuar këtë konstatim përmes video dëshmive.

Vizart: Komuna e Kërçovës
“Numri i personave që kanë kërkuar dëmshpërblim nga Komuna e Kërçovës, sepse janë kafshuar nga qentë endacak është rreth 120 në vit. Komuna e Kërçovës në bazë të dokumentacionit të rregullt ofron deri në 40 000 denarë, për marrëveshje. Aktvendimet gjyqësore sillen nga 30 000 deri në 120 000 denarë. ”,thanë nga Komuna e Kërçovës

“Numri i personave që kanë kërkuar dëmshpërblim nga Komuna e Gostivarit, për vitin 2023-2024, sepse janë kafshuar nga qentë endacak është mbi 40 raste. Dëmshpërblimi që jepet në raste kafshimi nga qentë endacak, si kompenzim solidar është 30 000 denarë”, thanë nga Komuna e Gostivarit

“Numri i personave që kanë kërkuar dëmshpërblim për shkak të kafshimit nga qentë endacak për këto tre vitet e fundit është rreth 50. Varësisht nga rasti përcaktohet edhe dëmshpërblimi monetar. Duke u bazuar në kriteret e parapara në rregulloren përkatëse, dëmshpërblimi lëviz nga 30 000 deri 100 000 denarë. Sipas evidencës përkatëse, shuma më e lartë që ka paguar komuna është 90 000 denarë”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Gizela Boshkovska, aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, thotë se vetëm 40 komuna i trajtojnë pjesërisht qentë endacak, ndërsa 30 të tjera nuk bëjnë asgjë për të menaxhuar me këtë problem.

Sipas saj, paratë që komunat përdorin për të dëmshpërblyer qytetarët, do të ishte më mirë të përdoreshin për të menaxhuar me problemin, që edhe jeta e qytetarit të mos rrezikohej aspak. Ajo thotë se ka edhe qytetarë që keqpërdorin situata e tilla.

“Patjetër që nëse komunat do t’i investonin ato para për të trajtuar qentë, sigurisht që do të ishte shumë më mirë, sepse do të ulej numri i qenve endacak.02:30 Ka raste kur çdo vit paraqiten të njejtët qytetarë për të kërkuar dëmshpërblim, ose pjestarë të së njejtës familje. Komunat duhet të hulumtojnë më seriozisht rastet e tilla, sepse për këtë qëllim ndahet një shumë e madhe parash. Ka raste kur paraqiten të njejtat zyra avokati0065 apo të njejtët zyrtar ose gjykatës që marrin përsipër këto raste. Muajt e fundit Komuna e Velesit ka filluar t’i trajtoje më me kujdes këto raste”, tha Boshkovska.

Numri i qytetarëve që kafshohen apo sulmohen nga qentë endacak është shumë më i lartë se numri i personave që i drejtohen komunës për dëmshpërblim. Gjatë viteve të fundit ka pasur raste të tmerrshme të sulmimit nga qentë, që kanë përfunduar me lëndime të renda apo edhe me vdekje. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share