Qëndroi më shumë se 2 vjet e gjysmë në burgun e Hagës, Limaj: Dola i pafajshëm, as dëmshpërblim dhe as kërkim falje nuk kam marrë

Fatmir Limaj, i njohur me emrin “Çeliku” në UÇK, ka rrëfyer më shumë rreth hetimit të tij dhe qëndrimit në burg në Hagë.

Limaj ka deklaruar se qëndruar më shumë se 2 vjet e gjysëm në burgun e Hagës, ku më pas ka dalë i pafajshëm. Limaj thotë se pasi është provuar pafajësia e tij, ai nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim dhe as një kërkesë falje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Blendi Fevziu: Nëse 4 drejtuesit e UÇK-së dalin të pafajshëm dhe unë besoj realisht se ata do të dalin të pafajshëm, gjithsesi ata njerëz do të kenë bërë 6 deri në 8 vjet burg atje. Dhe nuk kanë të drejtë as të dëmshpërblehen.

Fatmir Limaj: Unë kam shkuar në Hagë dhe nuk më ka dhënë kush asnjë cent.

Blendi Fevziu: Kushton shumë mbrojtja?

Fatmir Limaj: Absolutisht po. Unë as dëmshpërblim, por as kërkim falje nuk kam marrë.

Blendi Fevziu: A është e vërtetë se në momentin që keni dalë i pafajshëm, prokurori erdhi dhe ju tha: Nuk kam asgjë me ju?

Fatmir Limaj: Po. Na përshëndeti, na tha se nuk kam pasur asgjë personale, kjo ka qenë detyra ime profesionale, kaq.

Blendi Fevziu: Pasi ndjejte 14 vjet nën hetim. Dhe sa vjet qëndrove në burg në Hagë.

Fatmir Limaj: Kam qëndruar nga 17 Shkurti 2003 deri me 30 Nëntor të 2005. Gati 2 vjet e gjysëm. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share