Qëndrimi kritik i Guterres, Izraeli u ndalon hyrjen përfaqësuesve të OKB-së

Izraeli u ndalon hyrjen në vend përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara pas tensioneve mes Tel Avivit zyrtar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antiono Guterres.

Vendimi erdhi pas qëndrimit të ashpër që Guterres shfaqi në rrjetin social X kundër qasjes së ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në kundër-reagimin hakmarrës ndaj sulmit të Hamasit më 7 Tetor.

Antonio Guterres: Vuajtjet që i shkaktohen popullit palestinez nuk mund të justifikohen me sulmet nga Hamasi. Ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Qëndrimi kritik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që e mbajti edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bëri që më herët, ministri i Jashtëm izraelit Eli Kohen të anulojë takimin me Guterresin dhe të kërkojë edhe dorëheqjen e tij nga organizata e lartë ndërkombëtare.

Ndërkaq në një dëgjesë në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Françesku i bëri thirrje Hamasit të lirojë më shumë se 200 pengjet që mori të Shtunën e 7 Tetorit në jug të Izraelit, si një hap për t’i dhënë fund rrethimit izraelit të Rripit të Gazës.

Bombardimet izraelite vijuan të ashpra edhe gjatë natës së kaluar në Rripin e Gazës, atje ku as spitalet nuk kanë më karburant për gjenerimin e energjisë elektrike.

Numri i viktimave në radhët e palestinezëve ka arritur në 5800, ndërsa 1400 janë të vdekurit në Izrael.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share