Qendra Zhupë: Humb jetën një shtetas i Shqipërisë!

Mori lëndime të rënda trupore gjatë punës në ndërtimtari

Një shtetas I Shqipërisë ka ndërruar jetë pasi mori lëndime të rënda duke punuar në sektorin e ndërtimtarisë në rajonin e Qendrës Zhupë. Nga Policia e Ohrit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një 41-vjecar nga Peshkopia.

“Dje në ora 16.20 në Departamentin për punë të brendshme në Dibër është denoncuar se 41-vjeçari me iniciale T.D nga Peshkopia – Republika e Shqipërisë, gjatë punëve ndërtimore në f.Ballancë – Komuna Qendra Zhupë, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, ekspertizë në vendngjarje kanë bërë ekipe policore dhe persona të autorizuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thonë nga SPB Ohër.

Në rajonin e Komunave Qendra Zhupë, Dibër dhe Mavrovë – Rostushë, shtetas të Shqipërisë nga venbanimet kufitare janë të angazhuar si punonjës në ndërtimtari por edhe në blegtori dhe pylltari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share